Berisha: Gjatë pandemisë u vodh me tendera sekretë. Të bëjmë një program që ka në qendër mjekun, infermierin dhe punonjësit e shëndetësisë   

0
80

Kreu i PD akuzoi qeverine se abuzoi me fondet gjatë pandemisë.

“U ndala në këto momente se asnjë sistem tjetër nuk është shkatërruar, e ndjerë sa mjekësia këtë qëndrim të papërgjegjshëm, plaçkitje të papërmbajtur të fondeve, të buxhetit, pasurive publike. Por nuk ka asnjë rrugë tjetër, veçse ndryshimi. Është imperative që ju, kolegët tuaj që sot nuk janë këtu, me ata që punoni bashkë, të hartojmë një program që tu japim përgjigjen më të mirë. Ku program duhet të nisë me trajtimin e mjekut, infermierit.

Me një trajtim tërësisht tjetër, në rast se duam që të shënojmë një kthesë dhe ky sistem të qëndrojë në këmbë.

A e imagjinoni ju sot që Tiranë të jetë në 10 qytetet me sistemin më të keq të shëndetësisë, në 250 qytetet e mëdha. Në sistemin tonë, në një farë mënyre se ju çdo ditë jeni në mision, detyrë, janë cenuar rëndë norma, standarde.

Sektori privat në vend që të ishte një sistem komplementar, siç është për fat të keq nuk përmbush askund këtë mision. Ne duam një program i cili të shënojë një kthesë rrënjësore, së pari në qëndrimin ndaj mjekut, infermierit, sanitarit, e punonjësit të shëndetësisë. Duhet ta fillojmë detyrimisht me këtë.

Të hartojmë një program i cili të vendosë dhe rivendosë në sistemin tonë, standardet më të mira, gjithnjë në interes të të sëmurit.

Ne duam një sistem i cili të konkurrojë me aftësinë, të konkurrojë me ekipin, infrastrukturën. Ku jemi ne këtu. E gjithë bota kaloi një periudhë shumë të vështirë, kaloi një epidemi. Në këtë betejë, ushtarë e oficerë nuk ishin ushtarakët, por mjekët dhe infermierët, trashe ishin spitalet. Askush nuk doli më i mundur nga kjo betejë në Europë më shumë se ne shqiptarët. E ne dolëm një 3-4 vendet më vdekshmërinë më të lartë në botë.

E kjo jo se nuk kemi mjek të aftë. Ne kemi pasur dhe kemi mjekë shumë të aftë, infermierë të përkushtuar, por u vendos një organizim i cili kishte një qëllim ogurzi, se si të mashtronte, terrorizonte qytetarët dhe jo se si detyrimisht të ju shërbente.

Vetëm të marrim shembullin e Maqedonisë dhe Kosovës të cilat kishin minimumi 2.2 herë shtretër më shumë për të sëmurët me Covid se sa ne. Gjithçka për shkak të mungesës së organizimit. Kur nuk ke, thua nuk kam, po ngremë çadra, por ne kishim çdo mundësi, përveç se kishim njerëz që vidhnin me fondet. Në vend që të përdoreshin fondet për të adaptuar spitalet, për këtë qëllim, fondet vidheshin me tendera sekretë. Dhe pas gjithë kësaj beteje, në të cilën humbën rreth 20 mijë qytetarë, si shpërblim ajo që ishte përgjegjësia më direkte vazhdon të drejtojë sistemin e shëndetësisë, në mënyrën më korruptive dhe inkopetente.”

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here