Nga Avokati Altin Goxhaj, kandidat për Avokatin e Popullit
Enkelejd Alibeaj + Taulant Balla = ALIBALLAT pasnesër votojnë Avokatin e Iceneratorëve Z. Ledio Braho që të bëjë edhe Avokatin e Popullit të Iceneratorëve!
Meritat e kandidatëve të Alibeajt, Bashës dhe Bardhi janë mbrojtja që i bëhet deputetëve (si Salianjin) të tyre dhe jo mbrojtja e Popullit dhe dhjetra demokratëve nga Veriu në Jug siç kemi bërë ne falas përgjatë 1 dekade nëpër komisariate, prokurori dhe gjykata!
Por kandidimi për Avokat i Popullit nuk është punë shpërblimi merite, por mbrojtje të Popullit të pambrojtur, të nëpërkëmbur dhe vrarë nga represioni i Diktaturës Policore dhe që të gjithë e dinë që askush nuk mund ta bëjë sa unë!
Arsyeja se pse deputetët e Opozitës duhet të votojnë emrin tim është pikërisht mënyra se si përballem unë me regjimin si e vetmja mënyrë për të mbrojtur ata që i votojnë këta tradhëtarë që po shesin të gjithë votuesit e tyre tek Taulant Balla, që të braktisen në qeli dhe komisariate!