Nga Belind Këlliçi
Krahasoni shifrat.
Diferenca vidhet.
Me diferencën bëhen më shumë shkolla, por në çdo firmë të tij Veliaj ka një dorë për të marrë.
Në bankat e shkollës fëmijët nuk duan t’ia dinë për politikë. Përpara fëmijëve, prindërit e tyre nuk duan t’ia dinë për politikë. Por mos t’i themi hajdutit bamirës, se me paratë tona ndërtohen shkollat, por jo të vidhet.
Nuk qëndrojnë bashkë në një fjali “vjedh por punon”.
Hajduti mbetet hajdut. Ai nuk pyet je blu apo i kuq, ai vjedh mbi palët.
Ai që punon nuk vjedh.
Ai që vjedh nuk e di ç’është puna. Veliaj nuk di të administrojë, di të vjedhë.
Kjo sjell të gjitha vonesat dhe zvarritjet e punimeve.
Tiranës i duhen vizion dhe mentalitet i ri.