Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur në lidhje me situatën e krimit në vendin tonë. Lleshaj deklaroi në emisionin “Top Story” se krimi ka burime të forta ekonomike dhe politike.
Sipas Lleshajt policia është e dobët profesionalisht, duke i lënë mundësi krimit që të marrë përmasa të mëdha. Ai u shpreh për sa kohë na mungojnë kapacitetet profesionale, jemi në nivelin e spekulimeve.
“Patjetër që krimi në Shqipëri dhe kudo që të mbijetoje ka nevojë për shumë burime ushqimi ku edhe lidhja politike nuk mund të përjashtohet. Ja nevojë për ekonominë, mediat e financat dhe sa herë ta shohim të fortë e të fuqizuar duhet të jemi të qartë se edhe aleatët e tij janë të pranishme.
Nuk mund të them që është fuqizuar për arsye se kemi një problem të madh, përqendrohemi tek pjesa e dukshme, por në fakt ka një pjesë të poshtme të ajsbergut aty ku prodhohet fuqia e krimit. Unë thashë që sa mund të shprehim opinione lidhur me përmasat ekonomike, është fakt që në përgjithësi institucionet ligjzbatuese dhe policia kanë mangësi të mëdha në këtë drejtim.