Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, kandidati i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi u shpreh se nesër në orën 10:00 do të zhvillojë një ceremoni për nisjen e Teatrit.
Ai tha se ai po bën një vendim të tillë kur ka kallëzime në SPAK dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese kundër procedurave të ndjekura nga Veliaj.
Këlliçi: Jemi njoftuar ne nesër në orën 10:00 Veliaj do të ketë një ceremoni për fillimin e punimeve të Teatrit të ri. Sonte ishte hapur rrethimi dhe ishin futur policë pa numër identifikimi dhe aty nuk ka asnjë tabelë punimesh edhe pse është detyrim ligjor një gjë e tillë.
Nuk ka leje ndërtimi dhe ka një vendim nga Gjykata Kushtetuese që detyron shtetin shqiptar që t’ia kthejë ministrisë pronën e Tetarit dhe ka një kallëzim sot nga KLSH-ja që ka pasur aferë korruptive në këtë praktikë. Si ka mundësi që kryetari i baskisë nis punimet ku ka kallëzime dhe vendim të Kushtetuese dhe nuk ka asnjë leje ndërtimi të publikuar.