Universitetet publike të pavarura, Kovaçi: Nuk janë shpk, në të ardhmen do të shiten ose do jepen me PPP

0
188

Nisma e Ministrisë së Arsimit për Universitetet publike të pavarura është kundërshtuar nga disa pedagogë sot.

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë Aleksander Kovaçi u shpreh se një gjë e tillë i lë vend në të ardhmen shitjes apo dhënies me PPP të universiteteve publike.

“Sipas pikës 5 të kësaj VKM-je të gjithë pedagogët do të duhet të kalojnë në një kontratë 1-vjeçare. Fati i tyre mbetet në duart e pronarëve apo drejtuesëve të ardhshëm.  Nuk mbetet gjë tjetër pas kësaj skeme veçse shitja apo dhënia me PPP e arsimit të lartë publik.

Në këtë situatë mendojmë se me këtë qëndrim qeveri shqiptare del kundër universitetit publik me vendimin që vjen për privatizimin e univeristeteve publike.

Ne deklarojmë se universitetet publike nuk kanë nevojë të ndryshojnë statusin e tyre juridik. Ato nuk janë shpk, nuk janë organizata fitimprurëse siç janë privatet,” tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here