Berisha: Pedagogët më të keqpaguarit, rrogat e tyre denigruese. Po krijohen kushtet që ju të largoheni nga vendi

0
140

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një takim me pedagogë, arsimtarë dhe intelektualë.

Ai u shpreh se pedagogët janë një nga kategoritë më të keqpaguara dhe pagat e tyre i konsideroi denigruese.

“Mblidhemi në një moment kur kjo qeveri me në krye Ramën me vendimin e fundit po jep një colpo di grazia universiteteve të vendit dhe arsimit të lartë. në një nga aktet më të papërgjegjshme u godit liria akademike, kushti i të gjitha kushteve që një universitet të funksionojë. Goditja është e shumtë por kulmuan kur Rama vendosi të caktojë me bandën më të rrezikshme të kryeqytetit rektorin. Ky akt dëshmonte se cili është akti i tij për universitetet, akt i shoqëruar me vendosjen e komisarëve në bordet e universiteteve, u shoqërua nga vendimi për të bllokuar mbrojtjet e gradave shkencore, që shënonte ndërprerjen e veprimtarisë kërkimore në Universitete.

Pedagogët janë ndër më të keqpaguarit, rroga denigruese.

 

 

Punohet për të krijuar kushte që arsimtarët e mjekët të largohen nga Shqipëria.

Rama kërkon t’i japë goditjen fatale arsimit të lartë. Tani thotë le të vijnë studentë nga jashtë, nesër do thotë të shkojnë të studiojnë ku të duan”, tha Berisha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here