Kryetari i Partisë së Lirisë, z. Ilir Meta priti sot Drejtorin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, z. John Fulharty, duke i uruar suksese për nisjen e detyrës së tij në Shqipëri.
Kryetari i PL, z.Meta vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Institutin Republikan deri më tani dhe shprehu kënaqësinë për thellimin edhe më shumë në të ardhmen të punës së përbashkët, në interes të forcimit të demokracisë në Shqipëri, të rritjes së kapaciteteve të drejtuesve të rinj dhe në veçanti për zgjedhjet vendore të 14 Majit, si një moment shumë i rëndësishëm për rivendosjen e demokracisë dhe llogaridhënies në pushtetin vendor.
Me kete rast Drejtori i ri, i dorezoi edhe letrën e Presidentit të IRI, Z. Daniel Twining drejtuar Kryetarit Meta.