Nisja e punimeve për teatrin e ri, Berisha: Po dhunohet vendimi i Kushtetueses nga qeveria bandë kundër qytetarëve

0
142

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se me nisjen e punimeve të teatrit të ri kombëtar në Tiranë po shkelet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ia kthen truallin qeverisë.

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ai i bëri thirrje ndërtuesit të godinës së re të mos përfshihet në projekt.

Sali Berisha: Çdo ditë këtu kryhen akte anti kushtetuese, nga një qeveri që në raport me ligjin sillet si një bandë dhe jo si një përfaqësi e qytetarëve. Në çdo veprim spikat qartësisht vullneti i tyre i sëmurë për të dhunuar kushtetutën dhe qytetarin. Ajo që u zhvillua në rrugën “Myslym Keta” ishte një dramë e atyre banorëve e krijuar nga tërmeti, por e rënduar në mënyrë çnjerëzore nga qeveritarët vendorë dhe qendrore pasi pafytyrësisht zgjodhën pragun e festave për të përdorur fadromat për t’i nxjerrë me forcë. U trajtua sikur të ishin kavje dhe jo qytetarë të një vendi nga një kryetar bashkie që mendon si të vjedhë taksat e qytetarëve.

Po kalohet në dhunimin madhor të Kushtetueses. Kjo është një sfidë e hapur për opozitën në radhë të parë, të cilës i thuhet se si pushtet ne nuk njohim kushtetutë, nuk njohim norma dhe standarde dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim çdo akt në kundërshtim të hapur me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila ndalon procedimin e mëtejshëm në atë truall, ia kthen atë qeverisë. Ky është vendi i vetëm kur vendimet e Kushtetueses rrëzohet me një vendim të qeverisë. Nuk ndodh kund në botë kjo. Paralajmëroj Veliajn se me këtë akt ai po nxit me të gjithë forcën përplasjen me qytetarët. Ai është një kukull e Ramës, por do e paguajë vetë këtë akt. Paralajmëroj ndërtuesin, në emër të PD i them mos u bëj mashë e vendimeve anti kushtetuese të qeverisë dhe Veliajt. Populli opozitar nuk do ta pranojë kurrë atë projekt. PD do të bëjë gjithçka për zbatimin e vendimit të Kushtetueses.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here