Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka falënderuar Daniel Twining, për bashkëpunimin, ndërsa shprehet se ky bashkëpunim me IRI do të thellohet edhe më shumë.
“Bashkëpunimi për standardet më të larta të lirisë dhe demokracisë është kredo e Partisë së Lirisë. Faleminderit Presidentit Daniel Twining për bashkëpunimin, e do të vijojmë të thellojmë bashkëpunimin me IRI për zhvillimin e Shqipërisë”, shkruan Meta në një ‘Facebook”.
LETRA
I nderuar President Meta,
Në emër të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), dëshiroj të shpreh vlerësimin tim më të sinqertë për pjesëmarrjen e Partisë së Lirisë në inaugurimin e programit për partitë politike që IRI po zhvillon në Shqipëri. Mbështetja e vazhdueshme e Partisë së Lirisë për zhvillimin demokratik të Shqipërisë, siç tregohet nga angazhimi i liderëve të saj të rinj, është vërtet një dëshmi e rolit të rëndësishëm që partia juaj duhet të luajë në forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe avancimin e ambicieve të saj për Bashkimin Evropian (BE).
Konkretisht, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për Ju dhe vullnetin e vazhdueshëm të partisë suaj për pjesmarrje në programet e IRI në Shqipëri. Si një parti politike kryesore në Shqipëri, IRI vlerëson thellësisht pjesëmarrjen dhe perspektivën e anëtarëve të Partisë së Lirisë si pjesëmarrës në programet e saj. IRI pret të vazhdojë bashkëpunimin e saj me Partinë e Lirisë dhe anëtarët e saj, teksa rritim reagimin e partive ndaj shqetësimeve lokale të qytetarëve dhe mbështesim zhvillimin e konsensusit ndërpartiak mbi reformat demokratike që çojnë përpara aspiratat e Shqipërisë për në BE.
Ndërsa vazhdojmë punën tonë për sfidat e demokracisë dhe qeverisjes së mirë, presim me padurim të thellojmë partneritetin tonë me Ju dhe Partinë e Lirisë.
Sinqerisht,
Daniel Twining
President
Instituti Republikan Ndërkombëtar