Punimet për Teatrin e ri Kombëtar, Kalaja: Me perimetër të lartë sigurie, si mafie! 17 kallëzime në SPAK dhe asnjë përgjigje

0
137

Ditën e sotme kanë nisur punimet për ndërtimin e ri të Teatrit Kombëtar. Adriana Kalaja, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thënë për Faxnews se kanë dërguar në SPAK 17 kallëzime por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Teksa sot kishin paralajmëruar protestë, Kalaja tha se ishte një perimetër sigurie shumë i lartë.

Adriana

KalajaDua te ndaj 2 momente qe janë shumë të rëndësishem, perimetri i sigurisë ishte shumë i madh. Kjo gje ka filluar që mbrëmë. Ishin futur disa punonjës të paidentifikuar nga ne dhe tentativat tona për informacion, morëm nje reagim fyes, të papërfillshëm. Ne njoftuam organet e policisë të cilët në menyre absurde ndenjën 5 minuta dhe u larguan. Këto janë mentaliteti i mafies që gjëat i bëjne fshehtas. Vendi duhej të ishte i hapur, këto bien ne kundershtim me vendimin e gjylatës kushtetuese. Ne i jemi derguar me 17 kallëzime në SPAK. Edhe ne do të donim të kishimi nformacion se në çfarë faze hetimore janë në SPAK. Kemi marr neglizhencë, mosreagim. SPAK nuk ka bërë asnjë veprim por është refuzuar të na jepet një përgjigje, se cfarë dokumentesh janë sekuestruar. Kjo cështje është lënë me qëllim në harresë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here