Kreu i PD-së Sali Berisha në një komunik për media sot me grupin parlamentar të Partisë Demokratike reagoi mbi shembjen e pallatit tek rruga “Myslym Keta”.
Sipas tij, banrët e atij pallati u trajtuan si kavje dhe jo si qytetarë nga “një kryetar bashkie që mendon nga mëngjesi në darkë si të vjedhë taksat e qytetarëve”.
“Çdo ditë këtu kryehen akte antikushtetuese, antiligjore nga një qeeri që në raport me ligjin sillet si një bandë dhe jo si përfaqësi e qytetarëve shqiptarë.
Në çdo veprim spikat qartësisht vullneti i tyre i sëmurë për të dhunuar kushtetutën dhe ligjin, qytetarin dhe të drejtat e tij.
Ajo që u zhvillua në rrugën “Myslym Keta” ishte një dramë e atyre banorëve e krijuar nga tërmeti por e rënduar nga qeveritarët vendorë e qëndrtorë pasi pabesisht zgjodhën pragun e festave për të përdorur forcën, buldozerët, nxjerrjet me forcë, ndërkohë që banorët donin të dinin, kërkonin siguritë që çdo njeri normal do të dijë për banesën e tij.
U trajtuan si të ishin kavje dhe jo qytetarë nga një kryetar bashkie që nga mëngjesi në darkë mendon si të vjedhë taksat, tarifat e fondet e qytetarëve të Tiranës,” tha Berisha.