Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot në Kuvend se buxheti i vitit 2022 është buxheti me vjedhjen më të madhe.
Sali Berisha: Sot diskutohet këtu për buxhetin e 2022. Ky buxhet i vjedhjes së 122 mld lekëve nga këta që qëndrojnë e nxijnë prapa shpinës sime dhe vartësit e tyre. Kjo shifër nuk del nga opozita por nga insititucioni zyrtar kushtetues i këtij vendi.
Keni vjedhur 122 mld lekë, keni vjedhur më shumë se 30% e rrogave që mblidhen në Republikën e Shqipërisë, keni vjedhur më shumë se të gjitha pensionet për 9 muajt e paerë të 2022. Keni vjedhur më shumë se të gjitha pensionet në Shqipëri.
Keni vjedhur sepse nga 20 tendera sekret që janë zhvilluar në 8 vite, nga 2005-2013, keni zhvilluar 280 tendera sekrete për të vjedhur.
Ku janë këta hajdutët që i ikin (drejtohet nga ministrat). Pse s’kanë kurajo të qëndrojnë por ikin. Do tua plas të gjtiha këtu në parlament. Kush i vjedh këto, kush ndërton rrugën me 24 milionë euro km? Kush shet energjinë me 40 euro dhe e riblen me 150 euro?
Keni vjedhur sepse në një rast unik në botë, një kompani të cilës i janë arrestuar dhjetra hajdutë, vazhdon të marrë çdo ditë 300 mijë euro, vetëm e vetëm se është kompania e Edi Ramës. SKAP i Partisë nuk guxon ta bllokojë, nuk guxon ta konfiskojë, nuk guxon të ndërpresë vjedhjen e përditshme të klanit të tij me djegësat. Armand Josifi bën kërdinë në Spanjë dhe Itali, Olsi Rama e përcolli në Dubai. Genti Xhixhon e përcolli Olsi Rama në Kubë me makinën e tij. Këta nuk ngopen me asgjë.