Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi nga salla e Kuvendit deklaroi se kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, ka përfituar subvencione nga shteti, në kundërshtim me ligjin.
Fill pas fjalës së Erion Braçes, Korreshi kërkoi fjalën, ndërsa bëri akuzën.
“Unë i qëndroj asaj që kanë marrë socialistët. Po përmend familjen e kryetarit të familjes Kokoneshi që ka marrë subvencione nga shteti në kundërshtim me ligjin.”, tha Korreshi.