Replika të forta mes opozitës dhe maxhorancës në parlament. Deputeti i PD-së Gazment Bardhi tha se askush nuk ka të drejtë t’i drejtohet një deputeti të opozitës duke e cilësuar përfaqësues të opozitës së vulës. Ai i kërkoi ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali të tërheqë mbrapsht paralajmërimet dhe tha se nuk intimidohen prej saj.
Lidhur me akuzën për ministren e Financave Delina Ibrahimaj se jeton në shtëpinë e një oligarku, ai tha se mund të sjellë dhe fakte.
Nga ana tjetër Ibrahimaj tha se jeton në shtëpinë e babait të bashkëshortit të saj.
DEBATI
Elisa Spiropali: Ne nuk kemi lënë gjë pa thënë në këtë foltore për turpin tonë. Dje pamë një skenë që na turpëron të gjithëve. Të mos lini një ministre të flasë duke I bërë edhe akuza penale, zonja Tabaku shkoi edhe më larg. Ministrja e Financave nuk ka ardhur nga rruga, ka arhdur nga Boconi, ka ardhur nga një doktoraturë po aty. Ka punuar për vite në institucione të rëndësishme. Të mos guxojë askush nga vendi të lëshojë baltë e akuza si prokurorë të rëndomtë të asaj kohe. Nuk kemi punë as me partizat tuaja, as me punën tuaj por ju lutem kini respekt kur ministrat përgjigjen. Mos na e merrni sjelljen e mirë për dobësi.
Gazment Bardhi: Tabaku u ngrit dhe bëri një analizë për aktin normativ. Një shërbëtore e oligarkëve…të sjell dhe fakte po të duash. Askush në këtë sallë nuk ka të drejtë ti drejtohet deputetëve të opozitës “përfaqësues i opozitës së vulës”. jemi përfaqësues të qytetarëve.
Varfëria në argumente nuk i jep askujt të drejtë të na vendosë epitete. Ju Spiropali jeni e fundit që mund të flisni për termat këtu. Tërhiqini mbrapsht ato mos guxoni. Ne nuk intimidohemi dhe as nuk kërcënohemi. Pyetja për ministren e Financave është ku jeton ajo? Në shtëpinë e një oligarku që paguhet me lekët e buxhetit.
Fakti që ministrja e Financës ta kalon ty fjalën për të thënë se ku jeton ministrja e Financave….
Delina Ibrahimaj: Jetoj në rrugën Rexhep Jella ku kam jetuar prej 2009. Shtëpia është në pronësi të z. Përparim Ibrahimaj, babai i bashkëshortit tim. Spiunët tuaj sillini me mua të më shoqërojnë sot, nesër, pasnesër.