Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar edhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se ka udhëtuar në Iran në mënyre sekrete.
Sipas Berishës bashkë me të ka udhëtuar edhe një kryediplomat shqiptar, ndërsa shtoi se nëse nuk do që ta quajë hajdute mazhorancë, atëherë ata nuk duhet të vjedhin.
Berisha: Ju tregoj unë histori me Iranin. Personi që ka bërë vizita të përsëritura është Erion Veliaj. Ke qenë ti apo jo, nuk e di? Por ai ka qenë në Iran dhe ka bërë shqetësim për vendet partnere. Ministri i juaj i Jashtëm ka qenë në Iran. E kuptoj që fjala vjedhës iu rëndon, mos vidhni dhe nuk ua përdor më.