Kryedemokrati Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për të cilën tha se ajo është bërë kurban i betejës politike brenda llojit mes Erion Veliajt dhe Arben Ahmetajt.
Berisha theksoi se fakti është që na dalin dokumente që nuk janë konsideruar më parë lidhur me dosjet e incineratorëve, të cilat janë nxjerrë qëllimisht nga kryebashkiaku i Tiranës.
Aty është betejë, tha Berisha, Erion Veliaj kundër Arben Ahmetajt.
Pjesë nga bashkëbisedimi i Berishës sot me gazetarët
Pyetja e gazetares: SPAK është droguar me paratë e incineratorëve. A ka fakte dhe prova e emra prokurorësh që janë përfshirë në korrupsion të tillë?
Sali Berisha: Nuk i njoh me hollësi përveç atij Shehajt që tha se nuk kishte materiale elektorale. Unë me hollësi nuk i njoh prokurorët por gjykoj nga faktet. Procedura ligjore është e tëra e kryetarit të bashkisë dhe firmës së tij. Punonjësit kanë përgjegjësi por përgjegjësi numër një ka kryetari i bashkisë që nuk u prek.
A çoi qese parash tek këta dhe ky quhet korrupsion monetar apo morën një urdhër të prerë dhe quhet korrupsion politik unë nuk i di por është fakt.
Fakti është që na dalin dokumente që nuk janë konsideruar. Dokumente të rëndësishme jo të parëndësishme, unë e di që I ka nxjerrë Erion Veliaj. Të jeni të sigurtë. Aty është betejë. Erion Veliaj kundër Arben Ahmetaj.
A mundet një prokuror të fshehë dokumente e të mos i konsiderojë. Ose Veliaj pagoi dhe urdhëroi. Ky është korrupsion.
SKRAP është i kapur. Se kush është më e fortë qeset me para apo urdhrat e qeveritarëve nuk e di por njëra nga këto është 100%. Si mund të lejohet të disbursohen 300 mijë euro tek një italian. Djegësat po djegin SKRAP, ndërkohë që duhej të digjnin qeverinë, por SKRAP po del kurban i djegësave. Duket që po mbushin valixhet. Pse nuk i vihen hekurat Ëngjëll Agaçit që ka marrë shkresën nga agjencia kombëtare e prokurimeve publike.
Ose këta janë të droguar me paratë e djegësave që janë të pafundme, dhe mos u çudisni …