E goditi me mjete prerëse dhe trupin e tij e hodhi në lumë, vajza shqiptare pranon vrasjen e 16-vjeçarit në Tetovë

0
152

Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me vrasjen e 16-vjeçarit në Tetovë, që thuhet se është vrarë nga e dashura e tij.

Zëdhënësi i policisë, Fatmir Rexhepi ka njoftuar se 17-vjeçarja e dyshuar për vrasjen e adoleshentit ka pranuar veprën penale, ndërsa është dërguar në paraburgim.

“Lidhur me rastin që ndodhi dje në rrugën drejt “Banjave të Tetovës”, respektivisht në ujërat e lumit “Shkumbin” u gjet i vdekur një 16-vjeçar nga Novo Sella e Zhelinës.

Më herët, Prokuroria e Tetovës tregoi edhe detaje nga ngjarja “Vajza 17 vjeçe me paramendim ka privuar nga jeta një 16 vjeçar. Pas përplasjes verbale në veturë tek vendi i quajtur “Banja” ajo me një mjet të fortë ka goditur të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të rrezikshme për jetë. Më pas e ka hedhur në lumin Shkumbin, ndërsa trupi i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit. Prokurori publik deri tek gjykata ka dorëzuar caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike-Tetovë.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 dhjetor, në rrugën e Banjës së Tetovës, në periferi të qytetit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here