Teksa sot u shkarkua nga detyra kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendo, kryetari i PD-së, Sali Berisha e kishte paralajmëruar këtë gjë një javë më parë.
Berisha tha në një deklaratë për mediat më 16 dhjetor se në dhunim flagrant të kushtetutës së vendit, në një akt mafioz të pashembullt shefit të SHISH të emëruar në përputhje me Kushtetutën e vendit nga Presidenti i Republikës, të dërguar për shkollim në SHBA pas kthimit nga shkollimi në kundërshtim me ligjin i mbyllen dyert e shërbimit dhe nuk i lejohet të marrë detyrën.
“Sot jam në këtë bisedë për të diskutuar me ju zhvillimet e fundit, ndër të cilët informoj shqiptarët se në dhunim flagrant të kushtetutës së vendit, në një akt mafioz të pashembullt shefit të SHISH të emëruar në përputhje me Kushtetutën e vendit nga Presidenti i Republikës, të dërguar për shkollim në SHBA pas kthimit nga shkollimi në kundërshtim me ligjin i mbyllen dyert e shërbimit dhe nuk i lejohet të marrë detyrën pa asnjë akt, pa asnjë vendim, të atij që supozohet të jetë kryetar shteti dhe që mbron firmën i institucionit. Shefi i shërbimit informativ kombëtar propozohet nga kryeministri, por emërohet nga Presidenti dhe po me ligj ai iu raporton të dyve, informon që të dy”, deklaroi Berisha.
Ai theksoi se ky është një akti i turpshëm, një akt që dëshmon se këtu nuk ka shtet, por ka vetëm një njeri që nuk njeh ligj, kushtetutë as parim dhe ky është Edi Rama.
“Ju mund të merrni deklaratat e mia për Bendon, asnjë konsideratë të veçantë nuk kam shprehur, përkundrazi, gjithë rezervat e mia. Por a mund të pranohet një akt banditeskt në qoftë se Edi Rama e konsideron atë spiun të amerikanëve, francezëve, apo gjermanëve ai duhet të bëjë transparencë para shqiptarëve. Pasi për aq kohë sa Elidon Bendo ka kryer atë detyrë, ka drejtuar një institucion kushtetues, është një emërtesë kushtetuese, emërohet nga kreu i Shtetit dhe s’ka kërkush të drejtë pa pëlqimin e kreut të Shtetit me shkrim, dhe s’ka askush të drejtë as ta pezullojë, as ta shkarkojë. Këto janë akte banditeske, të turpshme. Dënoj me ashpërsinë më të madhe. Ky Kashani që ka dërguar Edi Rama nga enturazhi i tij më i ngushtë, nuk ka punuar një ditë të vetme, nuk ka qenë as informator i shërbimit, nuk ka punuar asnjë ditë dhe merr shërbimin si një militant i verbër me dy porosi, e para do lartësohesh në detyrë nëse zotohesh që nuk komunikon me partnerët. Është absolutisht e vërtetë kjo, është burimore, nuk ka ndodh kurrë që kur është themeluar shërbimi. Një porosi e tillë nuk është dhënë kurrë. Qytetarët duhet ta dinë që pa komunikim me partnerët shërbimi është larg çdo mundësie për të përmbushur objektivat e tij për sigurinë kombëtare”, tha kreu i PD.