Neritan Sejamini: Vulën me gjasë e merr Alibeaj, PD duhet t’i dalë ballazi tani këtij problemi!

0
158

Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se problemi i vulës së PD-së, nuk duhet zvarritur nga grupi Berisha dhe se ata duhet të marrin vendime të shpejta, për të gjetur zgjidhje teknike, si një logo dhe koalicion i ri për të dalë në zgjedhje.

“Me sa duket logo dhe vula do të jenë e grupit Alibeaj. Ose do të bësh atë të protestave, që thonë nuk do ta lejojmë, ose do të gjesh një zgjedhje elektorale, të marrin emër të rid he koalicion të ri.

Nëse PD e lë për moment të fundit, do të dëmtojë imazhin e saj. PD duhet ti dalë ballazi tani. Nëse nuk e merr vulën, duhet të gjejë emër të rid he të hyjë në zgjedhje. Në fund të ditës duhet të konkurojë në garë dhe të gjejë një zgjidhje teknike.

6 marsi tregon se frika e PD është e ekzagjëruar. Partitë në botë, evolojnë, ndryshojnë logon, emrin, ndryshojnë udhëheqësin. Partia është bashkësia e njerëzve, anëtarët dhe platforma elektorale që ata kanë. Kjo garë ndodh sot, pas katër vjetësh dhe partia evolon.

E kuptoj dhimbjen dhe anën emocionale, por partitë ecin përpara”, deklaroi Sejamini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here