Shtyhet gjyqi për ish-drejtoren e ARRSH Sonila Qato, u hetua për tenderin e Kardhiq-Delvinë

0
176

Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, është paraqitur sërish në Gjykatën e Posaçme ku ishte planifikuar zhvillimi i senacës paraprake ku do të vendosej nësë dosja në ngarkim të saj do të kalojë apo jo për gjykim.

Edhe pse e pandehura e SPAK për shpërdorim detyre u paraqit vetë, seanca nuk u zhvillua për shkak të mungesës së njërit prej dëshmtarëve.

Më herët Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar zyrtarisht akuzës, Sonila Qatos, për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera në lidhje me tenderimin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Dosja në fjalë po ndiqet nga vetë shefi i SPAK, Altin Dumani, ku nën akuzë janë vënë edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për tenderin objekt hetimi.

Kallëzimi penal është bërë në SPAK në muajin shtator 2019 nga kompania “Gjoka Konstruksion”, e cila pretendoi se është përjashtuar në mënyrë të padrejtë dhe antiligjore nga gara.

 

Pas kësaj vendimmarrje, të drejtën për vijimin e punimeve e mori kompania e “Vëllezërve Hysa”.

 

Kjo situatë solli edhe dorëheqjen e Sonila Qatos nga funksioni i drejtimit të Autoritet Rrugor Shqiptar.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here