Skandali/ Pritet të shembet një pallat! Policia dhe IKMT aksion pranë shkollës ‘Petro Nini. Banorët refuzojnë të dalin

0
171

Policia dhe IKMT kanë zbarkuar këtë të premte të 23 dhjetorit në rrugën ‘Margarita Tutulani’, pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, për të shembur një pallat. Mësohet se në vendimin e gjykatës është argumentuar se ky pallat është dëmtuar gjatë tërmetit të 2019-ës.

Banorët e pallatit kanë refuzuar pasi ata thonë se ka një tjetër vendim gjykate që tregon se godina e tyre nuk është e dëmtuar siç pretendon qeveria. Ata kanë deklaruar se nuk kanë të strehohen, në prag të festave të fundvitit dhe kanë refuzuar të lënë shtëpitë. Mësohet se ka pasur përplasje mes forcave të policisë dhe disa banorëve.

Policia aktualisht ka rrethuar zonën dhe pretendon se kanë në dorë një vendim gjykate për të liruar pallatin pasi ai do të shembet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here