Betlehemi, gati për lindjen e Krishtit

0
158

Sheshi Manger i Betlehemit po bëhet gati për natën e Krishtlindjeve, ndërsa punëtorët dhe policia palestineze bënë përgatitjet e fundit përpara Kishës së Lindjes së Krishtit.

Qyteti palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, i cili është vendlindja biblike e Jezusit, ishte i mbyllur për turistët për dy sezonet e fundit të Krishtlindjeve, për shkak të pandemisë.

Por këtë vit ministrja palestineze e turizmit Rula Ma’ayah pret që një numër i madh turistësh dhe vendasish të mbërrijnë në Sheshin Manger dhe qytetin e Shenjtë për të festuar Krishtlindjet.

“Ndërsa jemi mirënjohës për kthimin e disa turistëve të huaj dhe palestinezëve të krishterë, shifrat janë ende shumë larg nga 3.5 milionë vizitorët që erdhën në Betlehem në dimrin e vitit 2019, pak para pandemisë”, tha ajo.

Pamjet me dron treguan Betlehemin, vendlindjen tradicionale të Jezusit, duke u zgjuar në një natë festive të Krishtlindjes.

Patriarku latin i Jeruzalemit, Pierbattista Pizzaballa, do të udhëheqë festimet e këtij viti dhe meshën e mesnatës në Kishën e Lindjes.

Atraksionet kryesore në Betlehem janë Kisha e Lindjes së Krishtit e shekullit të 4-të, e ndërtuar mbi një shpellë ku tradita e krishterë thotë se lindi Jezusi dhe pema e Krishtlindjes 16 metra në Sheshin Manger.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here