Personat me aftësi të kufizuar kanë lajmëruar një grevë urie në Elbasan që do të nisë këtë të shtunë.
Ata kanë thënë se KEMP-et e tyre janë ndaluar prej 2 muajsh, ndërsa shteti sipas tyre nuk u ka dhënë asnjë përgjigje për ndalimin e pagesave.
Janë rreth 160 persona me aftësi të kufizuara në Elbasan të cilët nuk kanë marrë KEMP-in.
Ata thonë se heqja e këtij KEMP-i i dëmton shumë pasi nuk janë të aftë për punë dhe me të mbajnë familjen.