Borxhi prej 500 eurosh “mollë sherri” mes kushërinjve në Kamzë, nga dasma përfunduan te përleshja me thika

0
141

Një borxh prej 500 eurosh me sa duket është bërë “molla e sherrit” mes kushërinjve në Kamzë, të cilët mbrëmjen e djeshme u përleshën me thika.

F. Luca plagosi me thikë kushëririn e tij H. Troci. Por gjatë konfliktit morën dëmtime të lehta edhe familjarët e dy palëve në konflikt, shtetasit  M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar.

ABC ka zbardhur dëshminë e personave të përfshirë në konflikt.

Mësohet se sherri ka nisur ka nisur pas një borxhi që i plagosuri i ka pasur autorit të ngjarjes F. Luca.

Ky i fundit i ka thën hetuesve se 500 eurot që ia kishte dhënë Hafuz Trocit nuk i kishte marrë ende.

 

Sipas tij, ai ia kishte kërkuar disa herë, por Troci nuk ia kishte dhënë.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here