Drejtori i filialit të Postes Shqiptare në Lezhës, Pjerin Çuku, është dhunuar ne rrethana ende te paqarta. Ngjarja ndodhi ne lagjen Gurra te Lezhës.
NJOFTIMI I POLICISE
Sot, më datë 26.12.2022, rreth orës 16:35, në lagjen “Gurra”, Lezhë, dy persona janë konfliktuar me grushte me shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.