Invalidët në ditën e tretë të grevës së urisë, lot dhe thirrje: Shteti na ka braktisur

0
151

Ka vijuar në ditën e saj të tretë greva e urisë së Invalidëve  në Elbasan, pasi deri tani nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale për problemet e tyre. Ndonëse një dite më parë besimtarët e krishterë kremtuan Krishtlindjen Invalidët tetra dhe paraplegjik në Elbasan e kishin të pamundur. Të indinjuar nga fakti se nuk ka pasur asnjë reagim institucional mesazhin e radhës ia dërgojnë kryeministrit Rama. Thonë se nëse nuk marrin zgjidhje edhe natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në grevë larg familjarëve të tjerë. Invalid dhe kujdestar të tyre akuzojnë institucionet për korrupsion.

 “Unë do të rri këtu derisa kempi ti rikthehet djalit komplet. Se un për këtë djalë rri këtu, një dritë syri kam. Këto ditë ka qenë shumë e vështirë, shumë ftohtë por unë para djalit nuk vë asgjë, vë jetën time. Festën e kaluam këtu gjithë natën me sheqer e ujë, unë u gdhiva me djalin këtu. Na hoqën kempin e na thënë bëni çfarë të doni. Çfarë të bëj unë me fëmijën 41 vjeç. Do larje, shplarje, bebelino të gjitha. Ku ti gjej unë?,” tha ajo.

“Ndihem shumë keq pasi këtu është shumë ftohtë. Vetëm një rezistencë nuk ngrohet. Unë jam ortodoks, duhet të isha pranë familjes për festa, tryeza të ishte plot, ti plotësoja dëshirat fëmijëve të mi.

Unë e kalova festën në grevë, me këto kushte këtu. Kam pirë vetëm ujë që të pija ilaçet e nervit dhe diabetit. Këtu nuk ka ardhur asnjë, asnjë ndihmë. Jemi të harruar nga shteti, në këtë gjendje që na ka çuar ndihem shumë keq,” tha një person me aftësi të kufizuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here