Vijon të tensionohet më tej situata në veri të Kosovës, me barrikadat që po pengojnë prej 2 javësh tashmë lëvizjen e lirë të qytetarëve drejt pikave kufitare.
Rruga ku është vendosur barrikada është një prej akseve që lidh Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut.
Po ashtu, ka informacione që është ngritur edhe një barrikadë tjetër në vendin e njohur si “Dudin Kërsh” në Zveçan, që pamundëson lëvizjen nga Mitrovica e Jugut në drejtim të Rudarës, Komuna e Zveçanit.
Barrikadat e tjera janë të vendosura kryesisht më 10 dhjetor në rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë, pas arrestimit të një ish-efektivi serb për sulmi ndaj zyrave të KQZ.
Një ditë më parë, Kryeministri Kurti takoi kreun e KFOR dhe të EULEX dhe kërkoi ndërhyrjen e tyre për largimin e barrikadave, në të kundërt sipas kreu të qeverisë, Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet për heqjen e tyre.