“Idenë e ndarjes së Kosovës e ka sjellë Edi Rama”/ Petrit Vasili akuza kryeministrit: Pazarxhi kufijsh

0
118

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së bërë nga ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani i cili në një intervistë është shprehur se “idenë e ndarjes së Kosovës nuk e ka sjell Hashim Thaçi, por Edi Rama”.

“Tradhetia eshte ulur kembe kryq ne karrigen e kryeministrit te Shqiperise!!”, shkruan Vasili në reagimin e tij në rrjetet sociale.

“Rama ky pazarxhi kufijsh po kerkon te beje te njejten gje me kufijte detare te Shqiperise.

Njeriu qe i ka sjelle vetem te keqia Shqiperise dhe Kosoves qendron akoma ne karrigen e kryeministrit te Shqiperise.

Per sa kohe ai eshte kryeminister armiqte e Shqiperise do te kene mes shqiptareve kendej dhe andej kufirit te Shqiperise nje tradhetar, qe punon egersisht vetem per interesat serbo ruse”, deklaron Vasili.

Postimi I plotë:

Tradhetia eshte ulur kembe kryq ne karrigen e kryeministrit te Shqiperise!!
“Idene per ndarjen e Kosoves e solli Edi Rama”.

Ish Kryetari i Gjykates Kushtetuese te Kosoves Z.Enver Hasani deklaron publikisht kete fakt shume te rende ne nje interviste dhënë dje Tevizionit 7.

Edhe Sonja Biserko Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi pak kohe me pare pohonte:

“Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para 2 vitesh kur Rama ishte në Nish, por këtë e zbuluan Ëashingtoni dhe Londra”.

Shikoni pra çfare renegati dhe tradhetari ka Shqiperia per Kryeminister.

Rama ky pazarxhi kufijsh po kerkon te beje te njejten gje me kufijte detare te Shqiperise.

Njeriu qe i ka sjelle vetem te keqia Shqiperise dhe Kosoves qendron akoma ne karrigen e kryeministrit te Shqiperise.

Per sa kohe ai eshte kryeminister armiqte e Shqiperise do te kene mes shqiptareve kendej dhe andej kufirit te Shqiperise nje tradhetar, qe punon egersisht vetem per interesat serbo ruse.

Tanimë nuk mbetet gje tjeter vecse te ngrihemi te gjithe ne kembe per te mbrojtur edhe kufijte detare te Shqiperise te cilet sot jane me rrezikuar se kurre per shkak vetem te Edi Rames.

Tradhetarin e çertifikuar nderkombetarisht e njohim tashme te gjithe, ndaj asnje alibi dhe avokati politike apo mediatike nuk e shpeton dot nga kjo pergjegjesi shume e rende penale e historike kryeministrin ne detyre te Shqiperise.
Faktet ulerasin, Koha eshte tani!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here