Zbardhet dinamika, ja kush dha urdhër për kontroll në shtëpinë e Ervis Martinajt

0
175

Kontrollet në shtëpinë e Ervis Martinaj janë bërë me urdhër të Gjykatës së Posaçme. Gjyqtarja Atalanta Zeqiri ka firmosur urdhrin për kontrollet në banesën e Martinajnt, të cilat janë kryer në bazë të procedimit të regjistruar ndaj Martinajt, për operacionin “plumbi i artë”, ku në sajë të këtij operacioni u shpall në kërkim 40-vjeçari.

Referuar dëshmisë së Nuredin Duamnit, Martinaj kishte porositur vrasjen  e Indrit Dokles, kundrejt një shume prej 500 mijë eurosh. Në sajë të hetimeve të kësaj çështjeje u urdhërua kontrolli 3 banesave, ku u gjet edhe arsenali i armëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here