Dy të mitur të tjerë të akuzuar për përdhunimin e një nxënësi 15-vjeçari në Greqi janë lënë dje në burg.
Paraditen e së martës Hetuesi për të Mitur vendosi se dy të arrestuarit , të cilët të shtunën kishin kërkuar dhe kishin marrë afat për të kërkuar falje, u caktuan masat e paraburgimit.
Deri më tani, pesë nga tetë anëtarët e grupit janë arrestuar, ndërsa i gjashti është liruar pasi është nën moshën 15-vjeçare.
Në orët në vijim pritet që për të miturin e paraqitur në Polici të lëshohet një urdhër-arresti, ndërsa rezulton i zhdukur i fundit nga nxënësit që dyshohet si përdhunues i të miturit.
Bëhet fjalë për një 17-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se ka qenë në dijeni që të rinjtë po regjistrojnë përdhunimin. Sipas mediave greke, dyshohet se shqiptari është arratisur jashtë Greqisë.