Jemi zyrtarisht në 2023! Me fillimin e Vitit të Ri, tek secili prej nesh lindin shpresa të reja për të ardhmen dhe leximi i Horoskopit mund të jetë një pikënisje e dobishme për të parë se si yjet do të na mbështesin në udhëtimin tonë.Le të zbulojmë se cilat do të jenë periudhat më me fat dhe ato në të cilat do duhet të angazhohemi për të mos iu nënshtruar ndikimeve planetare që do të ndikojnë në shenjën tonë të Zodiakut.
DASHI – Pjesa e parë e vitit me siguri do të jetë më emocionuese sepse Jupiteri në Shenjën tuaj do t’ju ofrojë mundësi të panumërta për rritje personale dhe profesionale.Më në fund do ndiheni të bekuar dhe me fat pasi financat tuaja do të jenë në gjendje të lulëzojnë sërish. Sa i takon çështjeve të zemrës, muajt më të favorshëm për ju do të jenë ata të verës, me kalimin e gjatë të Venusit në Luan. Do të argëtoheni!
DEMI – Për ta ndjerë vërtetë veten duke vibruar në unison me universin, do t’ju duhet të prisni gjysmën e dytë të majit, kur Jupiteri do të hyjë në shenjën tuaj dhe do t’ju japë prosperitet, pasuri, bollëk dhe zgjerim. Kini kujdes sepse beli juaj gjithashtu mund të zgjerohet nëse nuk i kushtoni vëmendje stilit të jetesës. Urani do ju bëjë gjithmonë novatorë në punë. Në dashuri do t’ju duhet durim.
GAFORRJA– Jupiteri në Dash deri në muajin maj mund t’ju bëjë të besoni se jeni të pafat, por përkundrazi viti 2023 do të jetë një vit i rilindjes së madhe për ju. Aleati juaj më i mirë do të jetë Saturni në Peshqit, i cili, duke filluar nga marsi, do t’ju ndihmojë të ndërtoni themele të forta për të ardhmen tuaj profesionale dhe sentimentale. Për më tepër, për disa muaj do të mund të çliroheni edhe nga rëndimi i Plutonit.
LUANI – Jo vetëm që Jupiteri te Dashi do t’ju bëjë të filloni vitin me shumë rezoluta të reja, por në mars do të shpëtoni përfundimisht nga famëkeqja “Saturni kundër” dhe do të mund të rikuperoni shumë marrëdhënie që dukeshin të humbura deri më tani. Sfidat, megjithatë, nuk do të mbarojnë. Duke filluar nga mesi i majit, në fakt do të duhet të përballeni me Jupiterin në Dem, ngadalësime në punë dhe pagesa që do të vonojnë të mbërrijnë. Dashuria do të fitojë.
VIRGJËRESHA – 2023 nuk do të jetë një vit veçanërisht i shkujdesur sepse hyrja e Saturnit në Peshqit në muajin Mars do të vërë në provë të gjitha marrëdhëniet tuaja, qofshin ato sentimentale, familjare apo profesionale. Do të bëheni më selektivë dhe do tentoni të largoni nga ju të gjithë ata njerëz që nuk janë më funksionalë për rritjen tuaj. Ju mund të përjetoni një histori klandestine magjepsëse gjatë muajve të verës.
PESHORJA – Me Jupiterin në opozitë, gjysma e parë e vitit mund të jetë më e lodhshmja sepse do të keni ndjesinë se të gjitha përpjekjet tuaja nuk mjaftojnë për të arritur rezultatet e dëshiruara.Megjithatë, ju mund të mbështeteni në vendosmërinë e Marsit dhe këmbënguljen e Saturnit për disa muaj.Në verë mund të përfundoni papritur në shtrat me shokun tuaj më të mirë. Nëse janë trëndafila, ata me siguri do të lulëzojnë.
AKREPI – Viti 2023 do të jetë një vit me ulje-ngritje. Në mars do të shpëtoni nga tranziti joharmonik i Saturnit, i cili jo vetëm do t’ju lejojë të gjeni pak lehtësi në shtëpi dhe në familje, por do t’ju ndihmojë të ndërtoni themele të forta për të ardhmen tuaj profesionale dhe sentimentale. Megjithatë, në maj, Jupiteri do të hyjë te Demi dhe të gjitha planet tuaja të jetës mund të zgjasin shumë më shumë sesa e kishit parashikuar.
SHIGJETARI – Viti do të hapet me Marsin në një aspekt mospajtueshmërie dhe për disa muaj do t’ju duhet të vazhdoni të përballeni me mungesën e një forme të shkëlqyer fizike, gjë që do t’ju bëjë veçanërisht nervozë. Nga ana tjetër, Jupiteri do ju mbështesë dhe do ju kujtojë se jeni një person me shumë fat. Duke filluar nga muaji mars, Saturni do t’ju kërkojë të bëni disa zgjedhje të vështira në lidhje me familjen tuaj. Një transferim nuk përjashtohet.
BRICJAPI – Me Jupiterin tek Dashi, 2023-shin do ta nisni të zhytur në probleme të ndryshme familjare, të cilat në përgjithësi do t’i menaxhoni me mjaft efektivitet. Megjithatë, nga maji e në vazhdim, me Jupiterin te Demi, gjithçka do të duket se do të rrjedhë më e qetë dhe shumë mundësi të reja do të shfaqen si në anën sentimentale ashtu edhe në punë. Urani do ta shpërblejë dëshirën tuaj për të bërë gjëra.
UJORI – Muajt e parë të vitit ndoshta do të jenë më të ngarkuarit dhe më argëtuesit. Më pas, Jupiteri te Demi do t’ju detyrojë të ngadalësoni. Angazhimet familjare që nuk i keni marrë kurrë në konsideratë do të duhet ti merrni përsipër dhe Saturni mund të sjellë edhe shpenzime që lidhen me shtëpinë. Plutoni do ju vijë për disa muaj për t’ju vizituar dhe do sjellë transformime të mëdha, si në punë ashtu edhe në dashuri.
PESHQIT – 2023 do të jetë një vit shumë interesant. Muajt e parë do të duhet të përballeni me disa probleme familjare të sjella nga Marsi, të cilat do t’ju shqetësojnë shumë. Saturni në shenjën tuaj, nga muaji mars, do t’ju çojë në zgjedhje të rëndësishme, të cilat do të afirmojnë pavarësinë dhe vendosmërinë tuaj. Dashuria nuk do të jetë më një domosdoshmëri, por një trill për t’u shijuar.