Efektivi i policisë, Dilaver Velo është pezulluar nga detyra. Kjo pasi i biri Albano Velo është arrestuar si njëri prej autorëve të vrasjes së Edmond Papës.
“Pas ndalimit të Alban Velos, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor Dilaver Velo, me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.
Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra”, njofton policia.
Policia ka arrestuar Alban Velo, 30-vjeçarin nga Këlcyra me banim në Tiranë si autor i ekzekutimit të Velos. Në kërkim është shpallur një person i dytë, i identifikuar me inicialet A. B., që sipas policisë është bashkëpunëtor në vrasje.