Kushtetuesja pranon padinë e opozitës për Bordin e Transparencës

0
238

Gjykata Kushtetuese pritet të marrë nën shqyrtim, padinë e opozitës që kërkon shkrirjen e ‘Bordit të transparencës’, për caktimin e çmimeve të ushqimeve.

 

Gjykata ka vendosur që seanca të mbahet më 31 janar. Datë e cila shënon dhe një nga betejat e para ligjore mes opozitës dhe maxhorancës.

Në vendimin e bërë publik nga Kushtetuesja është vendosur që seanca të mbahet në orën 10:00.

 

“Më datë 31 janra ora 10:00- Shfuqizimi i ligjit nr.41/2022 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”. Shfuqizimi i ligjit nr.51/2022 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit, nr.9, datë 11.05.2022 “Për një shtesë në aktin normativ nr.7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, thuhet në njoftim.

 

Kujtojmë se më herët Kushtetuesja pranoi edhe padinë e PD-së për “Butrintin”.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here