Spahiu ironizon ngritjen e satelitëve: Nuk duhen raketa për të parë katet pa leje

0
185

Analisti Kreshnik Spahiu ironizoi vendimin e qeverisë për ngritjen në ajër të satelitëve Albania 1 dhe Albania 2, nën argumentin për identifikimin e kateve pa leje.

Gjatë një interviste të dhënë për Euronews Albania, Spahiu tha se mendon se nuk është e nevojshme që të ngrihen raketa në ajër për të bërë të mundur identifikimin e kullave që kanë shkelur lejet e ndërtimit.

Ai tha se qeveria duhet të ishte më shumë transparente në sqarimin e arsyeve të lëshimit të satelitëve Albania 1 dhe Albania 2.

– Advertisement –

“Informacioni se pse i duhen satelitët është disi i mangët dhe i vetmi informacion që doli është nga hakerat iranian. Ajo çfarë dimë është një informacion shumë i shkurtër që lidhet me identifikimin e trojeve të ndërtimit, tokave bujqësore dhe identifikimin e fluksit të trafikut rrugor apo dy tre çështje të sigurisë. Nëse janë vërtet në funksion të këtyre çështjeve unë mendoj se këto 6 milionë euro nuk janë shumë. Ajo çfarë më bën të dyshojë është mungesa e transparencës, nuk mund të dalësh në facebook dhe të thuash u ngritën këto në ajër. Çfarë u ngrit në ajër, pse u ngrit dhe sa kohë do të qëndrojë në ajër?!

Nuk mendoj se duhet të ngriheshin raketat në qiell për të identifikuar katet pa leje”, tha Spahiu.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here