Habilajt kërkesë Gjykatës së Lartë t’iu kthejë pasuritë e konfiskuara, mes tyre edhe AUDI-n që përdorte Tahiri

0
310

Anëtarët e fisit të Habilajve, të fajësuar si pjesëtarë të një grupi kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, e kanë zhvendosur në Gjykatën e Lartë betejën me SPAK për të rimarrë pasuritë e konfiskuara.

Përmes një rekursi të dërguar në Gjykatën e Lartë, Moisi dhe Florian Habilaj kërkojnë prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm të qershorit 2022.

Ky vendim la në fuqi Shkallën e Parë për kalim në llogaritë shtetit të 9 pasurive të tyre dhe familjarëve, me një vlerë prej gati 80 milionë lekë të rinj në total.

Pasuritë që kërkojnë të rimarrin Habilajt janë 2 apartamente, një garazh 514 m2, një njësi tregtare, si edhe 5 automjete të markave të ndryshme, mes të cilave edhe Audi A8, i cili përdorej nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Anëtarët e grupit të Habilajve, u hetuan nga ish-Prokuroria për Krimet e Rënda, në të njëjtin dosje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Pas veçimit të çështjeve, ata u fajësuan nga Gjykata e Posaçme në maj të vitit 2021 me 37 vite burg në total për akuzën e “trafikut të narkotikëve” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.

Dënimi më i rëndë, me 10 vite burg në mungesë, u dha për Moisi Habilajn, i akuzuar si drejtues i grupit. Paralelisht, ata u dënuan me burg edhe nga Gjykata e Katanias në Itali, për trafik të narkotikëve./A2

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here