I zhdukur prej 5 ditësh, familja denoncon humbjen e të riut në Roskovec: Na tha se do shkonte tek e motra

0
213

Prej gati pesë ditësh Ferit Sakaj 30-vjeç rezulton i zhdukur. Familja e të riut ka kryer një denoncim për zhdukjen pa gjurmë të 30-vjeçarit. Kunati dhe motra e të humburit që prej vitesh jetojnë emigrantë në Greqi, pohojnë se një ditë më parë familjarët e tij kishin shkuar në policinë e Roskovecit ku edhe kanë kryer zhdukjen. Situata bëhet edhe më e rëndë sepse një tjetër djalë i kësaj familjeje, Ergis Sakaj 14-vjeç është mbytur në lumin Seman në gusht të vitit 2022.

Ndërkohë e ëma e 30-vjeçarit ka kryer gjithashtu denoncimin në policinë e Roskovecit dhe ka pohuar se djali kur ishte larguar i kishte thënë se do të shkonte tek e motra në Fier, pasi ajo ka një vajzë të martuar në Fier, dhe nuk është kthyer më.

Fier / Në datë 05.01.2023, në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja Z. S., 51 vjeçe, banuese në Suk 1, Roskovec, ka kallëzuar se djali i saj, 32 vjeç, është larguar nga banesa në datë 02.01.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

foto galeri

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here