Luciano Boci denoncon me fakte/ Bashki e zhytur në korrupsion!

Tek mostrajtimi i mbeturinave në një qytet të madh si Elbasani e ka vënë theksin sot edhe Luçiano Boçi, kandidati i i opozitës për kreun e kësaj bashkie, ashtu si homologu i tij Igli Cara për Durrësin.

Për këtë problem shumëvjeçar pa zgjidhje, që është rënduar akoma më shumë nga korrupsioni prej miliona eurosh me inceneratorët, Boçi akuzoi në radhë të parë pushtetin vendor të drejtuar nga socialisti Gledian Llatja dhe kritikoi organet e drejtësisë.

“Bashki e zhytur në korrupsion! – shkroi Boçi në Fb. – Flamujt e kuq, si sinjalizuese korrupsioni, shoqërojnë tenderat dhe prokurimet e bashkisë Elbasan! Një institucion i mbyllur, pa transparencë, jashtë çdo llogaridhënieje që kënaq në mënyrë të pandërprerë klientelën e tij!

Ja se si në një rast të vetëm jepen 100 milionë lekë pa garë dhe në mungesë konkurence për blerjen e mjeteve teknologjike për pastrim! Abuzim që duhet të vendosë në veprim drejtësinë. Sikur të mos mjaftonte vjedhja dhe abuzimi me tenderat, gjendja e menaxhimit të mbetjeve në Elbasan është e tmerrshme!”

Luciano Boci denoncon me fakte/ Bashki e zhytur në korrupsion!

Denoncon Elona Guri: 28% e buxhetit të

Si po vjedh Veliaj me asfaltin elektoral,

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko