Ashtu sikurse siguroi të atin se do dilte nga burgu, dhe për të dashurën e tij Havier Doda ka siguruar të njëjtën gjë.
Havier Doda shkruan ndër rreshta se ajo duhet ta presë dy muaj. 20-vjeçari i ka kushtuar fjalë të ndjera të dashurës së tij.
“Nuçja ime, dashuria ime, jeta ime, bota ime. Sot unë dal në gjykatë për shkak të mamit, jam këtu ku jam. Do jem maksimumi dy muaj brenda, mbas dy muajsh do dal me arrest shtëpie. Përgjatë këtyre dy muajve dua të jesh sa më e fortë, me durim, kurajo se pavarësisht që jam këtu, por me shpirt jam me ty. Dua të më presësh dy muaj. Do bëj gjithçka që të jem afër teje. Të dua shumë më shpirt e zemër jeta ime”, thotë ai në letrën e tij.
Ndërsa në letrën për të atin, Havier Dobi shkruante:
Djali bën me faj nënën pastruese për vjedhjen e mbi 500 mijë eurove, letër babait: “Nuk do ia fal kurrë!”
“Babi im i dashur jam shumë mirë mos u bëj merak, duhet të jesh shumë i qetë. E mora letrën që më kishe mu mbushën sytë me lot. Mu shkatërrua zemra. Të lutem, të lutem me zemër që të bësh gjithçka më nxjerrësh të lutem. Jam bërë si mos më keq nuk e dua veten time, më vjen të vras veten po të lutem bëj çdo gjë nuk rri dot më, dhe mamit nuk do ia fal kurrë këtë gjë, kurrë. Mos u bëj merak. Ju dua shumë ty babin dhe Ilirën do dal vetëm për ju”