Balkan Insight: Opozita shqiptare thotë se vjedhja ekspozon pasuritë e paligjshme të qeveritarëve

0
167

Nga Fjori Sinoruka, Balkan Insight

Politikanë të opozitës shqiptare thanë se vjedhja e mbi 100 mijë eurove të një zyrtareje hedh dritë mbi pasuritë e paligjshme të zyrtarëve të qeverisë.

Gjykata vendosi të hënën arrestin me burg të një gruaje dhe djalit të saj të cilët besohen se kanë vjedhur pará nga një zyrtare publike. Ata u arrestuan më 7 janar.

zyrtarja e vjedhur, Alda Klosi, është zyrtare në Ministrinë e Financave. Pastruesja u kallëzua në polici në dhjetor.

Fillimisht, policia gjeti 120 mijë euro në një kasafortë në shtëpinë e gruas. Më pas, nëna dhe djali u përgjuan teksa flisnin për pará të tjera që i kishin fshehur në kuzhinë, të cilat nuk u gjetën gjatë kontrollit të parë.

Policia u kthyer në shtëpinë e tyre ku gjeti 404 mijë euro, rreth 8,500 dollarë dhe stolí. Policia konfiskoi edhe tri makina të shtrenjta, besohet të blera nga djali me paratë e vjedhura.

Klosi tha se vetëm 120 mijë eurot ishin të sajat. Nuk është bërë e qartë se nga vinin paratë e tjera.

Media raportoi se prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për origjinën e parave të gjetura.

Është e paqartë se cila është origjina, por opozita tha se kjo tregon nivelin tronditës të pasurisë së grumbulluar edhe nga zyrtarë të nivelit të mesëm në një qeveri që njihet si tepër e korruptuar.

Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike, tha se policia u urdhërua ta mbante fshehur emrin e viktimës së vjedhjes, duke shtuar se kjo është sasia më e madhe e parave e kapur ndonjëherë.

“Policia u urdhërua të mos e përmendte emrin e zyrtares së zyrës së kryeministrit, të zhytur në euro, smeralde, zefirë e rubinë”, Berisha shkroi në Facebook të dielën.

Alda Klosi, e cila ka punuar si shefe kabineti e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe ka mbajtur disa pozicione të tjera, tha se i ka mbledhur paratë për të paguar për kurimin e xhaxhait të saj.

Ajo tha për Euronews Albania se “ato pará ishin për kurimin e xhaxhait tim, i cili është me kancer”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here