‘Luca mori edhe kombinatin e sheqerit në Maliq’, Zholi: Dèrra të zhytur në lluc

0
257

Nga Ervis Zholi

Këtë shkrim po e nis me një thënie nga Ezopi:
” NE I VARIM HAJDUTËT E VEGJËL DHE I VENDOSIM TË MËDHENJTË NËPËR ZYRA”

E njëjta gjë po ndodh edhe në qytetin tonë ku i vetëquajturi “bamirësi” Gjergj Luca sot inaguroi atë vend ku kanë derdhur mundin dhe djersën ish të rinj e të reja, sot pensionistët e Maliqit.

“Kombinatin e Sheqerit Maliq” e coptuan për 30 vjet, e shitën copa-copa për hekur e tulla dhe me zgjedhjet moniste të 2019 dhe për një ditë me diell këshilli bashkiak ja dhuron hajnisë Luca.

Për këtë vendim dhe për vendime të tjera kemi prova dhe fakte të cilat në një moment të dytë do i drejtohemi organit të akuzës.

E kam thënë edhe në shkrime të tjera që nuk jam kundër zhvillimit të qytetit tim por një pyetje kam për ju!

-A e dini sa biznese më të vogla në qytetin tim do të marrin fund nga “Bar Restorant Rilindja-Luca” ku në oborrin e tij shërben vetë Selia e Partisë Socialiste?

Të dashur qytetarë mos u mashtroni përsëri nga disa që hiqen me fytyrë shenjtori por në të vërtet në kurizin tuaj janë bërë Derra të zhytur në lluc.
Kësaj i thonë “Sheqeri nga sipër e Zeheri nga poshtë”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here