“Megalloman, diktatoruc, mendon se ka dele përballë”/ Armand Shkullaku shpjegon satelitët e Edi Ramës!

0
281

Armand Shkullaku e konsideron kryeministrin Edi Rama “një diktatoruc”, që kërkon të duket se bën vepra të mëdha.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shkullaku tha se satelitët që ka kontraktuar qeveria shqiptare dhe po i paguan 6 milionë euro, janë një shembull se si kryeministri kërkon të duket se bën punë të mëdha por që në thelb janë qesharake.

“Po të dëgjosh Ramën, pas 32 vitesh, fajin nuk e ka më Saliu por sateliti. Ai thotë se nga ky moment merr fund krimi, korrupsioni dhe mungesa e barazisë para ligjit. Ky ose ka humbur çdo lloj kontakti me realitetin, ose është bindur se nuk ka njerëz përballë por ka dele.

Nuk ka shqiptar, që ta bindësh se pasi ngrihen nëntë kate pa leje, të thuash ky është mister. Ne e shikojmë përditë… Të hash drekë te Irfani dhe pastaj të thuash, na qenka pa leje.

Nuk ka mundësi, që Guardia di Finanza, sillte pamje falas për kanabisin, por Edi Rama thoshte kanabisi është luftuar në 99% të territorit. Tani thotë kemi hedhur satelitët dhe do të bëjmë namin. Kjo është pjesa që ka edhe qesharaken brenda.

Dalim te pjesa serioze. Përveçse është papërgjegjshmëri e shpërdorimit të parasë publike, është edhe megallomani që është tipar i diktatorucëve, që duan të mburren me gjëra të mëdha, satelitë, porte jahtesh, gjigandizma, kulla, etj. Ndërkohë, njerëzit thonë, për kë vend po flet? Për një vend, sic tha zonja Hafizi, që po mbyllen universitetet sepse nuk ka më njerëz?  SHBA investon te njeriu sepse është investimi më rentabël. Ne këtu kemi vetëm kulla dhe budallallëqet e Edi Ramës.

Satelitë, porte, aeroporte, janë megallomani e diktatorëve, ndërkohë që jemi në gjendje ku thërret qameti, me spitalet. Nuk investohet te njerëzit, te cilësia e arsimit, të hapen vende pune për të rinjte sepse po ikin. Çfarë na duhet ne sateliti, kur këtu po ikin njerëzit?

Sot në një telefon, ke trafikun dhe e sheh në kohë reale. Është megallomania, Albania 1 dhe Albania 2. Ky tani, pasi mësoi edhe Evropën se cfarë duhet të bëjë, po na ngre edhe emrin e Shqipërisë lart ë më lartë”, tha Shkullaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here