Ne intervisten per reporttv, Ilir Meta tha se përveç denoncimeve dhe skandaleve të panumërat ku është zhytur qeveria,:” ne i kemi kushtuar vëmendjen maksimale dhe protestave dhe zgjedhjeve që po vijnë. ”
“Takohemi në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm me drejtues të opozitës, por dhe me grupe të interesit por dhe me qytetarë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Pritet një uragan në kutitë e votimit.”
Sa i perket reformes ne drejtesi kreu i Pal theksoi se: “Drejtësia me regji ka dalë boje prej kohësh në Shqipëri. Qeveria e Edi Ramës dhe rilindjes është vendi që ka pësuar rënien me të fortë nga Transparency International përsa i përket korrupsionit. Deri më tani janë humbur 26 vende.”