Ne nje interviste per reporttv, kreu i PL Ilir Meta tha se Fronti opozitar ka qenë dhe mbetet i hapur për ata që nuk janë të kapur nga Rama.
“Procesi ka vijuar me primaret nuk ka hapje më të madhe se kaq. Objekti i Partisë së Lirisë, triumfi i ndryshimit nga Tropoja në Sarandë. Vendosja e demokracisë nga Tropoja në Sarandë.
Se si do dali Rilindja është çështja e saj, në një bashki me dy kandidatë apo tre kandidatë. Opozita do të ketë vetëm një kandidat në cdo bashki, kandidatë që janë zgjedhur nga primaret, një process shumë transparent. Kemi tre super kandidatë për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin.
Meta: Synimi kryesor është fitorja e ndryshimit në 14 maj. Për të ndaluar shpopullimin e vendit dhe për të mbyllur një periudhë më të errëtën të qeverisjes vendore në vend atë të pushtetit të rilindjes.”