Përmes një njoftimit të beftë, Enkelejd Alibeaj bëri të ditur se ka përjashtuar nga ai që e quan grup parlamentar 4 deputetë, përkatësisht Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj.
Se çfarë e shtyu Alibeajn pas një viti nga ngjarjet e 8 Janarit, të marrë këtë vendim është lehtë e kuptueshme. Është Edi Rama ai që po mban pneg siglën dhe grupin parlamentar të PD dhe këtë herë ka zgjedhur një tjetër metodë për të sjellë krisje te PDS zyrtare.
Ky vendim megjithëse nuk ka asnjë efekt pasi nuk ka firmat, tregon se sa peng është Enkeljed Alibeaj dhe sa në shërbim të Ramës është.
Është vetë Alibeaj që pas 6 marsit pati deklaruar se të gjithë deputetët janë pjesë e grupit me përjashtim të Sali Berishës. Sot me urdhër të tjetër kujt, në një akt qesharak ka falsifikuar një dokument për përbërjen e grupit të PD.