Deliri/ Çuçi pranon “suksesin” e bandave shqiptare: Kanë marrë vëmendjen e gjithë botës

0
173

Nga ambientet e Ministrisë së Brendshme, kreu i këtij institucioni Bledi Çuçi, në krah të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja bëri prezantimin e arritjeve gjatë vitit 2022 dhe objektivat për vitin 2023.

Çuçi deklaroi se puna është fokusuar tek forcimi për luftën e krimeve të rënda dhe bandave kriminale.

“Kjo është një reformë që ka qenë gjithnjë e rekomanduar nga partnerët tanë. Por që më në fund gjatë 2022 ne arritëm të bëjmë hapin e parë. Policia kriminale, duke filluar nga ky vit do të merret me krime të posaçme. Pra do ndahen në kategori, pothuajse në vendet perëndimore. Këtë ndarje duhet ta bëjmë nga qendra. Gjatë 2023, do vijojmë shtrirjen e vertikalitetit edhe në vendet e tjera. Kemi ndarë një drejtori të veçante me narkotikët, një që do merret me grupet e organizuara dhe me krimet e rënda. Pra do jenë të ndara në departamente. Unë besoj që ky ristrukturim do i japë shtysë shumë të madhe dhe shumë shpejt do shohim pritshmëri të reja në luftën kundër trafikut njerëzor, bandave të strukturuara etj.

Do ketë një strukturë të veçantë në polici për krimet e rënda dhe krimet e organizuara. Banda e strukturuara kriminale shqiptare kanë marrë vëmendjen jo vetën në vend por edhe gjithë botës për krimet e tyre”, theksoi ndër të tjera ministri i Brendshëm.

Sulmet kibernetike nuk ndalen, Çuçi: Do rrisim investimet me 7.6 herë, do të kemi mbrojtjen më të mirë

Prej një viti Shqipëria gjendet në një sulm të paprecedentë kibernetik nga hekerat iranianë dhe publikimi i informacioneve të vjedhura për të dhënat e qyterëve nuk ndalet.

Dy ditë nga publikimi i të dhënave të llogarive bankare, dhe në një kohë që askush nuk është vënë para drejtësisë qeveria thotë se do të të rrisë në mënyrë të ndjeshme investimet për mbrojtjen në internet. Ministri i Brendshëm Çuçi dha disa detaje sot në konferencë për mediat.

“Ne kemi bërë të mundur që në vitin 2023 të kemi 7.6 herë investimet në fushën e teknologjike për policinë e shtetit. Vetëm nga burimet e policisë së shtetit, pa përfshirë financimet që pritet dhe na janë premtuar nga partnerët tanë. Që do të jenë kryesisht për fushën kibernetike. Ne po punojmë për ngritjen e një agjencie kombëtare për mbrojtjen kibernetike. Këto i kemi parashikuar të gjitha si investime për vitin 2023. Do të jemi një nga vendet me infrastrukturën më të mirë për mbrojtjen kibernetike”, ka thënë Çuçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here