Kaso: Demokratët duan të bashkohen, Alibeaj bën pazar me Edi Ramën

0
201

Duke folur në ‘A Show’ në SYRI TV me Adi Krastën, Ivi Kaso, sekretari zgjedhor në PD, është shprehur se, deklarata e sotme e Enkelejd Alibeajt është pjesë e pazarit të bërë me Edi Ramën.

Kaso është shprehur se, me këtë deklaratë të sotme, Rama kërkon të mbysë dy lajmet e tjera, vjedhjen e 500 mijë eurove në shtëpinë e këshilltares së tij dhe kapjen me presh në duar të Erion Veliajt, i cili po tentonte ti jepjte 400 milionë lekë sponsorëve të vet të fushatës.

 

‘Ata që kanë votuar për Alibeajn në Fier, e kanë shprehur qartë vullnetin e tyre.

Për fat të keq, kemi një që është quajtur si mungesë ndërgjegjësimi e këtyre personave, unë do ta quaja një pazar i vogël në funksion të interesit të vet, apo pritshmërie politike që mund të kenë për të krijuar një të ardhme në çfarë do lloj forme, e ndoshta jo detyrimisht në këtë forcë politike që militojnë sot ose pretendojnë që përfaqësojnë, duke hyrë në pazare me të gjithëpushtetim e radhës, që në këtë rast është Rama, ndërkohë që ka një përpjekje të sinqertë nga të gjithë, që nga deputetët tek anëtari i fundit në bazë, për tu bashkuar.

Kemi një hetim të prokurorisë për një zyrtare të lartë, këshilltare e kryeministrit, që me gojën e vet, pastruesja thotë se ka marrë 500 mijë euro.

Nga ana tjetër kemi kapjen me presh në dorë të kryetarit të bashkisë, me 400 milionë lekë që do të ua jepte sponsorëve të vet të fushatës dhe del sot papritur ky lajm, për të mbytur dy lajmet e para. Por demokratët dinë që të mos bien pre’, është shprehur Ivi Kaso në SYRI TV.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here