Arrestime të bujshme priten këto ditë brenda institucionit të Ministrisë së Financave. Burime për Tirananews.al. bëjnë me dije se hetimi ka nisur me iniciativë të Prokurorisë së Tiranës dhe se shumë shpejt priten arrestime të disa emrave të njohur.
Edhe pse identiteti i tyre ende nuk bëhet i ditur, mësohet se ata mbajnë pozicione të rëndësishme në këtë institucion.
Ndërkaq, nga hetimet ka dalë i përfshirë në çështje të korrupsionit dhe të abuzimit me detyrën edhe një përmbarues.