Bashkimi i PD/ Nisin procedurat për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt

0
224

Brenda Partisë Demokratike kanë nisur procedurat për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt nga drejtimi i Grupit Parlamentar.

Sipas burimeve brenda kësaj force politke mësohet se janë mbledhur mbi 20 firma, ndërsa Ervin Salianji është kandidatura potenciale për ta zëvendësuar atë. Por, teksa Alibeaj po kërkon të largojë kundërshtarët nga Grupi Parlamentar, deputetët kanë nisur procedurat për shkarkimin e tij. Ervin Salianji ka mbledhur mbi 20 firma të nevojshme për ta larguar Alibeajn, shkruan gazeta Panorama.

Nga kritikët e tij, largimi i Enkelejd Alibeaj shihet si një tjetër hap drejt bashkimit të Partisë Demokratike. Alibeaj nuk njihet si kryetar i grupit nga Partia e drejtuar nga Berisha, por ky atribut i njihet nga Parlamenti i Nikollës dhe Ramës, çka ka shkaktuar shpesh debate në seancat parlamentare.

Por, tashmë pozitat e Enkelejd Alibeaj si kryetar grupi këtë sesion të ri parlamentar janë lëkundur ndjeshëm nga një vit më parë. Revolta për shkarkimin e tij ka nisur nga brenda grupit demokrat. Përjashtimi i 4 deputetëve që zyrtarisht u argumentua nga Enkelejd Alibeaj se nuk reflektuan për dhunën ndaj selisë blu 8 janarin e vitit të kaluar, është një vendim që vjen pasi Ervin Salianji nisi mbledhjen e firmave për ta shkarkuar dhe për të marrë vetë ai drejtimin e Grupit Parlamentar të PD-së.

Por, përjashtimet e Alibeajt ndryshuan betejën e numrave në grupin kuvendor demokrat, tashmë Salianjit nga 21 firma, i duhen 18 për të marrë kryesimin e grupit. Pasi të grumbullohen nënshkrimet e nevojshme, topi kalon në fushën e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, e cila duhet të marrë një vendim për betejën e re te demokrateve ne Kuvend, pasi mbi tryezën e saj ajo ka jo vetëm shkresën e Enkelejd Alibeaj mbi konfigurimin e grupit kuvendor demokrat, por duhet të shprehet edhe për kërkesën e Ervin Salianjit që gëzon mbështetjen e 21 deputeteve për të qenë kryetari i ri i grupit parlamentar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here