Ilir Meta është shprehur i bindur se Partia Socialiste ka zero shanse për të fituar jo vetëm Shkodrën, por asnjërën Bashki në këtë qark në zgjedhjet e 14 majit. Në ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, Meta ka deklaruar se 2023-shi do të jetë viti i ndryshimit.
Në këtë fitore në Shkodër, Meta nuk ia atribuon asnjë meritë Agron Çelës, tashmë të kaluar në kampin socialist. Për ish-presidentin, largimi i tij nuk është një humbje e madhe, sepse ka qenë e konsideron Çelën një deputet ndonëse i ulur krah Partisë së Lirisë, që nuk ka votuar kurrë kundër qeverisë. Madje, thotë se tani më i është harru rruga për 2 mandate në Shkodër.
“Unë mendoj se PL dhe ish-LSi është mësuar me fenomene të tilla. Në Fier psh na iku deputeti dhe i dyti pas deputetit, mori dyfishin LSI në Fier. Kështu që është hapur rruga për dy mandate në Shkodër”, tha Meta.